Kim Kardashian planifikon të ndryshojë marrëveshjen e kujdestarisë me Kanye

Kim Kardashian planifikon të ndryshojë marrëveshjen e kujdestarisë me ish-bashkëshortin Kanye West, pasi ai publikoi një këngë me vajzën e tyre North pa lejen e saj. Sipas TMZ, Kardashian po mendon të padisë Kanye dhe t’i kërkojë që t’i heqë kujdestarinë e përbashkët ligjore për këtë incident. Ish-bashkëshortët, të cilët u martuan në vitin 2014, […]

Mars 18, 2025 - 20:00
 0  4
Kim Kardashian planifikon të ndryshojë marrëveshjen e kujdestarisë me Kanye

Kim Kardashian planifikon të ndryshojë marrëveshjen e kujdestarisë me ish-bashkëshortin Kanye West, pasi ai publikoi një këngë me vajzën e tyre North pa lejen e saj.

Sipas TMZ, Kardashian po mendon të padisë Kanye dhe t’i kërkojë që t’i heqë kujdestarinë e përbashkët ligjore për këtë incident.

Ish-bashkëshortët, të cilët u martuan në vitin 2014, kanë rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të katër fëmijëve të tyre pas divorcit në vitin 2022.

 

Sipas burimeve, kujdestaria fizike nuk është një problem sepse Kanye rrallë i sheh fëmijët dhe Kim ende dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie të mirë me babanë e tyre.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të rëndësishme për fëmijët e tyre, situata është ndryshe. Sipas marrëveshjes së mëparshme të divorcit, ish-çifti ranë dakord që nëse do të kishte një konflikt për fëmijët, ata do të duhej të merrnin pjesë në një seancë private përpara gjykatës.

Kim kërkoi një takim urgjent me avokatët, një ndërmjetës dhe një gjyqtar kur mësoi se Kanye po planifikonte të publikonte një këngë me vajzën e tyre North dhe reperin P Diddy, i cili aktualisht po përballet me akuza të rënda.

Si kujtim, Kim dhe Kanye finalizuan divorcin e tyre në vitin 2022 pas tetë vitesh martesë.

Kim tha në një episod të fundit të “The Kardashians” se martesa e saj me Kanye nuk përfundoi për arsye personale, por për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur ndër vite.

Përveç North-it, ata kanë djemtë Saint, Psalm dhe vajzën Chicago.