Kinemaja udhëtuese evropiane sonte dhe nesër zbarkon në Tetovë
Sonte dhe nesër (14 – 15 qershor) në Tetovë vjen kinemaja udhëtuese evropiane nën qiell të hapur përballë Pallatit të Kulturës, transmeton Portalb.mk. Sonte ora 20:30 do të jepet filmi “Scenarioto”, me regji të Alexandra Kardalevska. Më pas në ora 20:45 do të jepet “Afterkland: Makedonium Band” me regjisor Andreas Jonsen. Ndërsa do të ketë […]
Sonte dhe nesër (14 – 15 qershor) në Tetovë vjen kinemaja udhëtuese evropiane nën qiell të hapur përballë Pallatit të Kulturës, transmeton Portalb.mk.
Sonte ora 20:30 do të jepet filmi “Scenarioto”, me regji të Alexandra Kardalevska.
Më pas në ora 20:45 do të jepet “Afterkland: Makedonium Band” me regjisor Andreas Jonsen.
Ndërsa do të ketë jetë edhe koncerti: Stoned Hedge HEDGE.
Nesër ora 20:30 do të jepet “Lisi i Vjetër” me regji nga Ken Loach.
Më pas do të ketë bisedë me Zllatko Gjeleski, kritik filmi dhe Artan Sadikun, aktivist dhe teoricient.
Kurse ora 23:00 do të jepet filmi i shkurtër “Një ton akullore” me regji të Sandra Gjorgjievskas.
Ngjarja organizohet nga Europe House ndërsa hyrja është falas.
Përndryshe, sonte vijon nata e tretë e Festivalit të Filmit WatchOut, festivali mbaron nesër.