“Kisha trupin e nxirë” – Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

E ftuar në emisionin “Cherry on Top” të drejtuar nga Bora Zemani, Rita Lati, një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar, ka ndarë me publikun sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës së saj. Në një rrëfim prekës, ajo ka treguar se si iu desh të rriste e vetme vajzën e saj, […]

maj 18, 2024 - 15:00
 0  5
“Kisha trupin e nxirë” – Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

E ftuar në emisionin “Cherry on Top” të drejtuar nga Bora Zemani, Rita Lati, një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar, ka ndarë me publikun sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës së saj.

Në një rrëfim prekës, ajo ka treguar se si iu desh të rriste e vetme vajzën e saj, Rozën dhe për dhunën që ka përjetuar në familje.

Rita Lati ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar nga partneri i saj në të kaluarën dhe mungesën e mbështetjes familjare. Artistja ka rrëfyer se në ato momente ka qenë e detyruar të mbajë sekret dhimbjen dhe plagët fizike si pasojë e dhunës, duke fshehur të nxirat në trup nga të tjerët.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk e bëj kurrë Rozën fajtore për asgjë, e kam lënë vetëm për shkak të punës” tha Rita gjatë intervistës, duke theksuar se të gjitha gabimet që Roza mund të ketë bërë janë, në thelb, gabime të saj.

Rita ndan filozofinë që Roza duhet të shohë jetën nga një perspektivë e re dhe të mësojë nga kufizimet që i janë vënë në familje.

Artistja shtoi se në disa momente të jetës së saj ka dashur të largohej nga situata e dhunshme në të cilën gjendej, por këshillat e familjes së saj ishin që të qëndronte, duke i thënë “vdis te burri.”

“Nuk e bëj kurrë Rozën fajtore për asgjë, e kam lë vetëm për shkak të punës. Roza bën dhe gabime por ato gabime janë të Ritës. Roza duhet të mendojë që jetën e saj ta shikojë me sy tjetër. Është rritur me kufizimin e familjes. I kam thënë Rozës do rritesh një ditë dhe do flasësh ti për mami, por jo të gjitha në Big Brother. Unë doja të ikja, por mamaja ime thoshte vdis te burri. Publikun e kisha, Rozën e kisha, gjithë njerëzit më donin. Me të kuqe, jo sikur kisha ngrënë dru, por sikur isha mbuluar me puthje. Zhvishesha shumë herë në banjë kur isha në estradë se isha e nxirë. E kemi mbuluar, i kemi kaluar të tëra. Sa dilja në publik harroja çdo gjë”-u shpreh Rita Lati.

Videon mund ta gjeni KËTU