Klinika e Neurologjisë në Shkup ka punësuar personel pa pëlqimin e Ministrisë së Financave, Revizioni zbuloi një sërë parregullsish

Enti Shtetëror për Revizion (EShR) ka publikuar raportet përfundimtare të revizionit të ISHP Klinikës Universitare të Neurologjisë për vitin 2023. ESHR shprehu mendim jo të favorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe një opinion të rezervuar për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, transmeton Portalb.mk. Ndër problemet specifike që vë në dukje […]

shtator 24, 2024 - 16:00
 0  6
Klinika e Neurologjisë në Shkup ka punësuar personel pa pëlqimin e Ministrisë së Financave, Revizioni zbuloi një sërë parregullsish
Qendra Klinike Universitare "Nënë Tereza" në Shkup. Foto nga Portalb.mk

Enti Shtetëror për Revizion (EShR) ka publikuar raportet përfundimtare të revizionit të ISHP Klinikës Universitare të Neurologjisë për vitin 2023. ESHR shprehu mendim jo të favorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe një opinion të rezervuar për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, transmeton Portalb.mk.

Ndër problemet specifike që vë në dukje ESHR është se barnat e marra dhe të konsumuara për sëmundje të rralla nga dhurimi nuk regjistrohen në evidencën materiale dhe kontabël.

Gjithashtu, gjatë vitit 2023 janë krijuar më pak se terminet e përcaktuara me ligj për kryerjen e shërbimeve shëndetësore duke përdorur pajisje mjekësore përmes aplikacionit “Termi im”.

Gjithashtu, infermierë, ndihmësmjekë dhe punëtorë sportelesh janë punësuar me kontratë, pa pëlqimin e Ministrisë së Financave.

ESHR-ja thekson se nuk sigurohet transparenca, kontrolli dhe monitorimi i aktiviteteve dhe mbledhja e plotë e të hyrave për Klinikën nga provat klinike. Gjithashtu, në disa nga procedurat e prokurimit publik është konstatuar zbatim jo i duhur i Ligjit për Prokurim Publik.

Ndërsa si dobësi sistematike theksohet se nuk janë krijuar plotësisht Sistemi Kombëtar i Veprimeve Materiale-Financiare dhe Kontabiliteti dhe Sistemi Qendror i Regjistrimit të Kohëve të Punës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Raportet e plota mund të lexohen këtu.