Koalicioni “Fronti Europian” dorëzoi shtatë ankesa kundër vendimeve të KSHZ-së për zgjedhjet parlamentare 2024
Gjykata administrative informon se pas shtatë ankesave të koalicionit “Fronti evropian” për zgjedhjet parlamentare 2024 kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë formuar lëndë dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale konform Kodit zgjedhor. “Duke pasur parasysh afatet për veprim dhe vendimmarrje, Gjykata administrative ndërmerr me urgjencë të gjitha aktivitetet procedurale konform Kodi […] The post Koalicioni “Fronti Europian” dorëzoi shtatë ankesa kundër vendimeve të KSHZ-së për zgjedhjet parlamentare 2024 appeared first on InfoShqip.com.
Gjykata administrative informon se pas shtatë ankesave të koalicionit “Fronti evropian” për zgjedhjet parlamentare 2024 kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë formuar lëndë dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale konform Kodit zgjedhor.
“Duke pasur parasysh afatet për veprim dhe vendimmarrje, Gjykata administrative ndërmerr me urgjencë të gjitha aktivitetet procedurale konform Kodi t zgjedhor”, thuhet në kumtesën e kryetarit të Gjykatës administrative, Burim Sejdini.
Gjykata administrative sot mbajti seancë publike pas ankesës së koalicionit “VLEN” pas vendimit të KSHZ-së për refuzimin e ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicën e Poshtme të Komunës së Gostivarit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Gjykata administrative vendosi se procedura ndërpritet, pasi përfaqësuesi i koalicionit “VLEN” deklaroi se e tërheq ankesën në tërësi.
KSHZ-ja në seancën e 104-të shqyrtoi ankesat e partive politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Nga gjithsej 27 ankesa të paraqitura – nëntë nga koalicioni “VLEN”, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta, shtatë janë pranuar, gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë.
Në Njësinë zgjedhore 5 janë pranuar ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen. Në Njësinë zgjedhore 6 është pranuar një ankesë për qendrën e votimit 2101 në Zhelinë.
Kundër vendimit të KSHZ-së mund të iniciohet ankesë në Gjykatën administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative, nga ana tjetër, është e detyruar të marrë vendim për ankimim brenda 48 orëve nga marrja e tij.
Sipas rezultateve fillestare zyrtare për zgjedhjet parlamentare të shpallura nga KSHZ-ja, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate deputetësh, ndjekur nga koalicioni “Fronti evropian” udhëhequr nga BDI me 19 mandate, koalicioni për Ardhmëri evropiane udhëhequr nga LSDM me 18, koalicioni VLEN me 13 dhe Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate.
The post Koalicioni “Fronti Europian” dorëzoi shtatë ankesa kundër vendimeve të KSHZ-së për zgjedhjet parlamentare 2024 appeared first on InfoShqip.com.