Kocevski e informoi kryeministrin se është ngritur rast pas pretendimeve se është ndjekur
Pasi kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që Prokuroria Publike të marrë masa në lidhje me informacionet që i ka prezantuar dje nga foltorja e Kuvendit se qeveria e kaluar e ka ndjekur në mënyrë të kundërligjshme, nga Prokuroria thonë se një rast i tillë tashmë është ngritur, transmeton Portalb.mk. Kryeministri Mickoski u informua nga […]
Pasi kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që Prokuroria Publike të marrë masa në lidhje me informacionet që i ka prezantuar dje nga foltorja e Kuvendit se qeveria e kaluar e ka ndjekur në mënyrë të kundërligjshme, nga Prokuroria thonë se një rast i tillë tashmë është ngritur, transmeton Portalb.mk.
Kryeministri Mickoski u informua nga prokurori publik i Republikës, Ljupço Kocevski, se Prokuroria Publike është duke vepruar sipas informatës lidhur me pretendimet e bëra.
Rasti, siç thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tashmë i është dorëzuar prokurorisë publike kompetente.
“Prokuroria Publike tashmë ka ngritur një rast në bazë të deklaratës së djeshme të kryeministrit të RMV-së, për të cilën prokurori publik i tashmë e ka njoftuar kryeministrin në takimin e sotëm. Rasti tashmë është dorëzuar në prokurorinë kompetente për të hetuar pretendimet”, kanë thënë nga Prokuroria Publike në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.
Në një deklaratë nga atje, shtojnë se duke marrë parasysh natyrën sensitive të informacionit të publikuar, Prokuroria do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme përmes organeve kompetente “për të hetuar personat e mundshëm të përfshirë dhe veprimet e mundshme të inkriminuara”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, kryeministri dje akuzoi se ish-autoritetet e LSDM-së dhe BDI-së, përmes sigurimit të atëhershëm, e kanë ndjekur në mënyrë të paligjshme atë dhe familjen e tij, nën akuzën e rrejshme se si lider i opozitës ka qenë organizator, financues dhe porositës i një “formacioni të armatosur ushtarak parapolicor të elementëve ekstremë dhe nacionalistë radikalë maqedonas”.
“Të shohim nëse ky zë do të arrijë tek ata (Prokuroria Publike e RMV)”, tha sot Mickoski.
Ai sot vazhdoi atë që tha dje teksa u përgjigjej pyetjeve të deputetëve në Kuvend, duke theksuar se një nga agjencitë e sigurisë kishte pretenduar se ishte organizator i strukturave të armatosura terroriste dhe se Ministria e Brendshme nuk ishte informuar për këtë sepse në atë kohë në vitin 2020 ministër teknik ishte Naqe Çulev nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
“Kjo ishte vetëm një mënyrë për të siguruar mbulim fizik të liderit të partisë më të madhe politike në atë moment, që është VMRO-DPMNE, përmes montazhit”, tha Mickoski.