Kolonë automjetesh në “Bogorodicë” në fillimin e fundjavës së vazhduar

Fillimi i fundjavës së vazhduar nga mëngjesi ka sjellë edhe turma të rritura në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Nga incizimet nga video-kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore  të vendosura në vendkalimin kufitar, në mënyrë evidente është rritur frekuenca e automjeteve të cilat presin për dalje nga vendi dhe hyrje në Greqi, njofton Portalb.mk. Në anën […]

maj 24, 2024 - 13:00
 0  12
Kolonë automjetesh në “Bogorodicë” në fillimin e fundjavës së vazhduar
Kolonë automjetesh në VK Bogorodicë, Foto: Printscreen nga video-kamera

Fillimi i fundjavës së vazhduar nga mëngjesi ka sjellë edhe turma të rritura në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Nga incizimet nga video-kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore  të vendosura në vendkalimin kufitar, në mënyrë evidente është rritur frekuenca e automjeteve të cilat presin për dalje nga vendi dhe hyrje në Greqi, njofton Portalb.mk.

Në anën e Maqedonisë nga kufiri për dalje në të gjithë korsitë presin autombila, autobusë dhe automjete transportuese.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) informojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Qarkullimi i rritur i automjeteve në vendkalimet kufitare me Greqinë është i zakonshëm në ditë jopune si i sotmi, të cilin një pjesë e madhe e qytetarëve e lidhin me fundjavën.

Në pajtueshmëri me Ligjin për festat në vend, 24 Maji është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjitë qytetarët.