Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë vrarë figura të larta ushtarake iraniane dhe shkencëtarë bërthamorë. BBC, duke cituar mediat shtetërore iraniane, raporton se bëhet fjalë për: – Hossein Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike. – Gholamali Rashid, komandanti i […]

qershor 13, 2025 - 12:30
 0  5
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë vrarë figura të larta ushtarake iraniane dhe shkencëtarë bërthamorë. BBC, duke cituar mediat shtetërore iraniane, raporton se bëhet fjalë për:

– Hossein Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike.

– Gholamali Rashid, komandanti i Shtabit Qendror të Khatam-al Anbiya.

– Fereydoon Abbasi, shkencëtar bërthamor dhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

– Mohammad Mahdi Tehranchi, një tjetër shkencëtar bërthamor i përfshirë në programin e armëve bërthamore të Iranit.

– Mohammad Bagheri, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit.

Ndërkohë, Ali Shamkhani, këshilltari i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është plagosur rëndë, sipas raportimeve iraniane.