Kompania e Zvonko Veselinoviqit sërish merr punë nga Serbia

Kompania “Novi Pazar-put”, e cila është në pronësi të biznesmenit kontrovers nga Kosova, Zvonko Veselinoviq, sërish ka marr punë nga shteti serb, kështu që nga fillimi i vitit ka lidhur kontrata në vlerë prej gati gjysmë milioni eurosh. Me sa duket, as lidhja me vepra të ndryshme kriminale, as fakti që ai është nën sanksionet […]

gusht 7, 2024 - 05:30
 0  10
Kompania e Zvonko Veselinoviqit sërish merr punë nga Serbia
kompania-e-zvonko-veselinoviqit-serish-merr-pune-nga-serbia

kompania-e-zvonko-veselinoviqit-serish-merr-pune-nga-serbia

Kompania “Novi Pazar-put”, e cila është në pronësi të biznesmenit kontrovers nga Kosova, Zvonko Veselinoviq, sërish ka marr punë nga shteti serb, kështu që nga fillimi i vitit ka lidhur kontrata në vlerë prej gati gjysmë milioni eurosh. Me sa duket, as lidhja me vepra të ndryshme kriminale, as fakti që ai është nën sanksionet e SHBA-së, Veselinoviqit nuk mund t’ia rrezikojnë biznesin e suksesshëm me ndërmarrjet shtetërore.

Kompania “Novi Pazar-put” merret me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, por nuk është e njohur për opinionin e gjerë për shkak të projekteve që ka bërë, por për shkak të pronarit të saj. Përkatësisht, është pjesë e kompanisë “Inkop”, kompani e cila është në pronësi të biznesmenit kontrovers nga Kosova Zvonko Veselinoviq, e cila ka 60 për qind të aksioneve, ndërsa 40 për qind mban vëllai i tij Zharko.

Zvonko Veselinoviq ka lidhje me vepra të ndryshme kriminale – nga trafikimi i drogës, përfshirja në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, deri te nxjerrja e paligjshme e zhavorrit, dhe gjithashtu është nën sanksionet e Ministrisë së Financave të SHBA-së. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të bëjë biznes të mirë me shtetin.

Siç shkruan “Nova”, Veselinoviqi që nga fillimi i vitit ka nënshkruar katër marrëveshje me shtetin serb, ndërsa të fundit e ka fituar më 5 gusht, kur ka dorëzuar ofertë më të mirë se një ofertues tjetër, në procedurën e shpallur nga Kompania Publike për Rregullimin e Tokave Ndërtimore Novi Pazar.

Bëhet fjalë për furnizimin me material prej guri. Vlera e kontratës është 15.96 milionë dinarë me TVSH, që është rreth 136,400 euro, transmeton Telegrafi.