Kompania greke “Aegean Airlines” nga 29 nëntori do të anulojë fluturimet Shkup-Sarajevë
Kompania ajrore greke “Aegean Airlines” do të ndërpresë fluturimet midis Shkupit dhe Sarajevës nga data 29 nëntor, pak më shumë se një vit pas nisjes së këtij fluturimi, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. Fillimisht, kompania kishte planifikuar të kryente tre fluturime në javë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, dhe dy herë në javë nga janari i vitit […]
Kompania ajrore greke “Aegean Airlines” do të ndërpresë fluturimet midis Shkupit dhe Sarajevës nga data 29 nëntor, pak më shumë se një vit pas nisjes së këtij fluturimi, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.
Fillimisht, kompania kishte planifikuar të kryente tre fluturime në javë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, dhe dy herë në javë nga janari i vitit 2025. Më pas, ishin planifikuar fluturime deri më 7 dhjetor, me operim të kufizuar gjatë periudhës festive nga fundi i dhjetorit deri në fillim të janarit, por tani ka anuluar të gjitha fluturimet duke filluar nga fundi i nëntorit.
Shitja e biletave për sezonin e verës 2025 gjithashtu është ndërprerë. Kompania nuk ka komentuar vendimin për ndërprerjen e fluturimeve.
“Aegean Airlines” filloi fluturimet nga Shkupi në Sarajevë më 2 tetor 2023. Fluturimet bëheshin me avionët ATR72-600 të kompanisë rajonale Olympic Air, tre herë në javë, të hënave, të mërkurave dhe të premteve. Këto fluturime lidhën me Shkupin dhe Sarajevën për herë të parë pas 13 vitesh, pasi linja e mëparshme u krye nga kompania tashmë e mbyllur BH Airlines.
“Aegean Airlines” vitin e kaluar aplikoi për një program subvencionimi nga qeveria e Maqedonisë së Veriut për linjat e reja nga Shkupi, por u tërhoq pasi tenderi u shpall i pavlefshëm dhe nuk mori pjesë në thirrjen e mëvonshme publike të qeverisë.
Transportuesi grek gjithashtu planifikon të ulë më tej numrin e fluturimeve në linjën Athinë-Shkup. Nga dhjetori, do të ketë tre fluturime në javë midis dy qyteteve, që është gjysma e fluturimeve krahasuar me gjashtë herë në javë gjatë dimrit të kaluar.
- LEXO: Kompania greke “Aegean” do t’i zvogëlojë fluturimet në linjën Athinë – Shkup në sezonin dimëror
Numri i pasagjerëve në aeroportin e Shkupit ka vazhduar të bjerë për disa muaj me radhë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara, në korrik të këtij viti, aeroporti i Shkupit kishte 296,861 pasagjerë, një rënie prej 5.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo rënie kryesisht i atribuohet zvogëlimit të kapaciteteve dhe rrjetit të Wizz Air, e cila zotëron mbi 50% të tregut të aviacionit në aeroportet maqedonase.