RMV, 13 raste të reja me kollën e keqe, deri më tani janë raportuar mbi një mijë raste
Trembëdhjetë raste të reja me kollën e keqe u raportuan gjatë periudhës 6-12 shtator në Maqedoninë e Veriut, që është 48% më pak në krahasim me periudhën e mëparshme shtatëditore, kur ishin raportuar 25 raste, bëri të ditur Institutiti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk. Pjesa më e madhe e rasteve janë raportuar në Shkup […]
Trembëdhjetë raste të reja me kollën e keqe u raportuan gjatë periudhës 6-12 shtator në Maqedoninë e Veriut, që është 48% më pak në krahasim me periudhën e mëparshme shtatëditore, kur ishin raportuar 25 raste, bëri të ditur Institutiti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.
Pjesa më e madhe e rasteve janë raportuar në Shkup (5; 38,5%), ndërsa janë raportuar edhe 3 raste nga Prilepi dhe Kumanova dhe nga një rast nga Kratova dhe Kriva Pallanka. Nga rastet e reja, gjashtë (46,2%) janë hospitalizuar.
Mosha e të prekurve varion nga 5 muajsh deri në 56 vjeç, dhe numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 0-4 vjeç (9; 69,2%).
Sipas statusit të vaksinimit, 9 persona janë të pavaksinuar plotësisht, të pavaksinuar ose kanë status të panjohur të vaksinimit, ndërsa katër janë vaksinuar sipas moshës.
Deri më 12 shtator, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 1.087 raste të kollës së keqe. Shumica e të prekurve janë regjistruar në territorin e Shkupit (71,7%), dhe raste janë raportuar në 22 qytete të tjera në vend. Numri më i madh i të prekurve i përket grupmoshës 0-4 vjeç (34,7%), dhe incidenca më e lartë është regjistruar te grupmosha nën 1 vjeç, me 1.354,7 raste për 100.000 banorë.
Nga 18 janar deri më 12 shtator, janë dhënë gjithsej 68.659 doza të vaksinës që përmban komponentë kundër kollës së keqe.