Sot shënohet 21 vjetori i vdekjes së ish-presidentit Boris Trajkovski
Në këtë ditë të vitit 2004, presidenti i vendit, Boris Trajkovski, vdiq në një aksident avioni afër Mostarit (Bosnjë dhe Hercegovinë). Në aksident, përveç presidentit, humbën jetën edhe anëtarët e kabinetit të tij Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Blazhevski dhe Anita Krishan-Lozanovska, diplomati Mile Krstevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, anëtarët e sigurimit Boris Velinov dhe […]


Në këtë ditë të vitit 2004, presidenti i vendit, Boris Trajkovski, vdiq në një aksident avioni afër Mostarit (Bosnjë dhe Hercegovinë). Në aksident, përveç presidentit, humbën jetën edhe anëtarët e kabinetit të tij Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Blazhevski dhe Anita Krishan-Lozanovska, diplomati Mile Krstevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, anëtarët e sigurimit Boris Velinov dhe Ace Bozhinovski dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski, transmeton Portalb.mk.
Me vendosjen e luleve mbi varrin e presidentit Trajkovski në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup dhe në memorialet në Rotimlje dhe Strumicë nga familjarët, delegacionet shtetërore dhe të tjera, sot do të shënohet viti i 21-të i ngjarjes tragjike.
Avioni qeveritar “Kinger”, me të cilën presidenti Trajkovski udhëtoi në Konferencën Ndërkombëtare të Investimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë më 26 shkurt 2004, u rrëzua në Matiq Brdo në atarin e fshatit Huskoviqi, afër Mostarit.
Avioni ishte dashur të ulej në aeroportin e Mostarit në orën 8 të mëngjesit me orën lokale. Mbetjet e tij u gjetën 24 orë pas rrëzimit të aeroplanit.
Janë kryer dy hetime për shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit të avionit qeveritar.
I pari, i udhëhequr nga autoritetet kompetente maqedonase dhe boshnjake, tregoi se shkaku i rënies ishin gabimet e ekuipazhit të bërë në procedurën e afrimit me aeroportin e Mostarit në kushte komplekse meteorologjike, gjegjësisht mjegull të dendur dhe vranësira.
Me kërkesë të autoriteteve maqedonase, pas mbledhjes së provave shtesë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB), në janar të vitit 2013 është hapur një hetim i ri, i udhëhequr nga një ekip ndërkombëtar në krye me Omer Kuliq. Edhe raporti i tyre përmendi gabimet e ekuipazhit dhe dështimet e sistemit si shkaqet kryesore të rrëzimit.
Boris Trajkovski u lind në Strumicë më 25 qershor 1956. Ai ishte presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë në periudhën nga 15 dhjetor 1999 deri më 26 shkurt 2004.
Trajkovski ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1980, i specializuar në të drejtën afariste dhe të drejtën e punës.
Nga 21 dhjetori i vitit 1998 ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e udhëhequr nga Ljubço Georgievski. Trajkovski ishte edhe kryetar i Komisionit për marrëdhënie me jashtë – politike të VMRO-DPMNE-së, këshilltar kryesor politik për politikë të jashtme të kryetarit të partisë, anëtar i kryesisë së organizatës joqeveritare Lëvizja Panevropiane për Republikën e Maqedonisë dhe konferencës ndërkombëtare “Zgjidhja e konflikteve” me seli në Atlanta, SHBA.
Ai u zgjodh president i Republikës së Maqedonisë në vitin 1999.