Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm

Çmimet e naftës mbeten të paqëndrueshme nga sulmet e Izraelit dhe Iranit. Ka ende shqetësime nga ekspertët se konflikti mund të zgjerohet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe të destabilizojë ndjeshëm eksportet e naftës nga rajoni. Në tregjet ndërkombëtare, nafta bruto Brent ra me 58 cent, ose 0.8%, në 73.65 dollarë për fuçi, ndërsa […]

qershor 16, 2025 - 16:30
 0  7
Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm

Çmimet e naftës mbeten të paqëndrueshme nga sulmet e Izraelit dhe Iranit. Ka ende shqetësime nga ekspertët se konflikti mund të zgjerohet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe të destabilizojë ndjeshëm eksportet e naftës nga rajoni.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta bruto Brent ra me 58 cent, ose 0.8%, në 73.65 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane nafta arriti në 72.47 dollarë.

Sipas ekspertëve, çmimi i arit të zi do të varet nga mënyra se si përshkallëzohet konflikti. Deri më tani, kapaciteti i prodhimit dhe i eksportit nuk janë prekur, por askush nuk mund të parashikojë se çfarë ndodh në vazhdim.

Shqetësim mbetet ngushtica e Hormuzit, një kalim i rëndësishëm për transportin detar. Rreth një e pesta e konsumit të përgjithshëm të naftës në botë, ose rreth 18 deri në 19 milionë fuçi në ditë, naftë kalon nëpër ngushticë.

Irani, anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), aktualisht prodhon rreth 3.3 milionë fuçi në ditë dhe eksporton më shumë se 2 milionë fuçi naftë dhe karburant në ditë.

“Nëse eksportet e naftës bruto iraniane ndërpriten, rafineritë kineze, blerësit e vetëm të fuçive iraniane, do të duhet të kërkojnë alternativa nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe nafta bruto ruse”, shprehen analistët. Klan News