Konjanovski: Në të kaluarën është importuar qymyr joadekuat për TEC Manastir

Drejtori i ri i EMV-së Zoran Konjanovski gjatë vizitës së sotme të mediave te minierat për qymyr Suvodoll dhe Brod Gneotino, tha se në të kaluarën është importuar qymyr joadekuat The post Konjanovski: Në të kaluarën është importuar qymyr joadekuat për TEC Manastir appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 3, 2024 - 23:00
 0  5
Konjanovski: Në të kaluarën është importuar qymyr joadekuat për TEC Manastir

Drejtori i ri i EMV-së Zoran Konjanovski gjatë vizitës së sotme të mediave te minierat për qymyr Suvodoll dhe Brod Gneotino, tha se në të kaluarën është importuar qymyr joadekuat për TEC Manastir.

Duke mbajtur në dorë një materie të ngurtësuar, Konjanovski sqaroi se kjo copë tregon pjesë të shtresave që janë formuar në bllokun e tretë në TEC Manastir për shkak të përdorimit të qymyrit të importuar që nuk është adekuat për teknologjinë e kombinatit.

Ai theksoi se shtresat kanë arritur 13 metra që në mënyrë shtesë e ka rrezikuar statikën e objektit.

Kryesia e re paralajmëroi një sërë kallëzimesh penale. Importi i qymyrit ishte pjesë e politikës së administratës së mëparshme për energjetikë në 2020 si masë kundër krizës energjetike. Në vend që të importohet energji elektrike, u miratua plan që të blihet qymyr nga Shqipëria dhe Greqia me qëllim që termocentralet të punojnë me kapacitet të plotë për ta mbuluar tregun vendas për energji elektrike.

The post Konjanovski: Në të kaluarën është importuar qymyr joadekuat për TEC Manastir appeared first on Flaka, në çdo lajm... .