Imri Ahmeti reagon pas tubimit madhështor: Lipjani i fitoreve të LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar tubim madhështor sonte në Lipjan. Numri i madh i pjesmarrësve dëshmon se kjo parti dhe kryetari i saj, Imri Ahmeti, gëzojnë përkrahje të madhe nga qytetarët e Lipjanit. Kandidati për deputet nga LDK, njëherësh kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen […]
Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar tubim madhështor sonte në Lipjan.
Numri i madh i pjesmarrësve dëshmon se kjo parti dhe kryetari i saj, Imri Ahmeti, gëzojnë përkrahje të madhe nga qytetarët e Lipjanit.
Kandidati për deputet nga LDK, njëherësh kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe qe po i dhënë LDK-së, raporton ORAinfo.
Sipas tij, sonte mijëra qytetarë entuziastë dëshmuan që Lidhja Demokratike e Kosovës është garancë për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Ahmeti në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 7 në listën e LDK-së në garën për deputet.
Postimi i plotë:
Lipjani i fitoreve të LDK-së
Në këtë tubim madhështor në Lipjan, jemi bashkuar si një familje e madhe që beson në demokracinë, në punën e ndershme dhe në qeverisjen që i shërben qytetarëve.
Sonte mijëra qytetarë entuziastë dëshmuan që Lidhja Demokratike e Kosovës është garancë për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Bashkë me Kryeministrin në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku, njeriun që me guxim dhe vizion po i prin uraganit të ndryshimit, në palestrën e re sportive në Lipjan, u bashkuam për ta rikthyer Kosovën në rrugën e drejtë.
Lipjani ka dëshmuar që ndryshimi është i mundur. Lipjani ishte, është dhe do të jetë bastioni i ndryshimit dhe i shpresës për gjithë Kosovën.
Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!
LDK 124
1- Lumir Abdixhiku
7- Imri Ahmeti