Avni Arifi: Heqja e masave të BE-së parakusht për suksesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ish-diplomati Avni Arifi ka folur për “Front Online” lidhur me masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si një pasojë të gabuar të politikës së BE-së dhe të veprimeve diplomatike të Kosovës. Arifi theksoi se këto masa kanë dëmtuar më së shumti Kosovën, por edhe kredibilitetin e BE-së, sidomos pas

shkurt 22, 2025 - 09:00
 0  6
Avni Arifi: Heqja e masave të BE-së parakusht për suksesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
avni-arifi:-heqja-e-masave-te-be-se-parakusht-per-suksesin-e-bisedimeve-ndermjet-kosoves-dhe-serbise

avni-arifi:-heqja-e-masave-te-be-se-parakusht-per-suksesin-e-bisedimeve-ndermjet-kosoves-dhe-serbise


Ish-diplomati Avni Arifi ka folur për “Front Online” lidhur me masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si një pasojë të gabuar të politikës së BE-së dhe të veprimeve diplomatike të Kosovës.

Arifi theksoi se këto masa kanë dëmtuar më së shumti Kosovën, por edhe kredibilitetin e BE-së, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë.

“Vënia e masave ndaj Kosovës si rezultat i gabuar i politikës së BE-së, por edhe veprimeve diplomatike të Kosovës e kanë dëmtuar më së shumti Kosovën por sigurisht edhe kredibilitetin e BE-së në këtë proces sidomos pas sulmit terrorist shtetëror të Serbisë në Banjskë”, deklaroi Arifi.

Heqja e këtyre masave, sipas Arifit, është një parakusht i domosdoshëm për një proces të suksesshëm të bisedimeve.

“E pamundur që Kallas të filloj një proces të suksesshëm përderisa Kosova është nën masa. Heqja e masave është parakusht i suksesit të bisedimeve”, u shpreh ai.