Konspiracionet klimatike në Ballkanin Perëndimor, të importuara në masë dhe të përsëritura vazhdimisht
Ndryshimet klimatike janë terren pjellor për përhapjen e dezinformatave. Duke mohuar që ngrohja globale madje ekziston, teoritë e konspiracionit se ndryshimi i klimës është një armë në duart e grupeve sekrete ose individëve të fuqishëm për të kontrolluar ose dëmtuar popullsinë, ose se ndikimi i tij nuk është aq i madh sa pretendojnë shkencëtarët, janë […]
Ndryshimet klimatike janë terren pjellor për përhapjen e dezinformatave. Duke mohuar që ngrohja globale madje ekziston, teoritë e konspiracionit se ndryshimi i klimës është një armë në duart e grupeve sekrete ose individëve të fuqishëm për të kontrolluar ose dëmtuar popullsinë, ose se ndikimi i tij nuk është aq i madh sa pretendojnë shkencëtarët, janë pjesë nga narrativet që takohen. Vitet e fundit, në Bashkimin Evropian ka qenë aktuale trendi i mohimit të ri, i cili përfshin dezinformata për automjetet elektrike, burimet e rinovueshme të energjisë dhe kundërmasa të tjera ndaj ngrohjes globale, të cilat paraqiten si të rrezikshme ose të paarsyeshme, transmeton Portalb.mk.
Skepticizmi i klimës dhe interpretimet e shtrembëruara të ngjarjeve që manipulohen për të sfiduar realitetin e bazuar shkencërisht të ndryshimeve klimatike kanë rrënjë të thella edhe në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova dhe përhapja e dezinformatave për ndryshimet klimatike ndjek trendin e vendeve të Bashkimit Evropian.
Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ka rrjete profilesh, shumica e të cilave janë kryesisht false, që ndajnë postime me dezinformata për ndryshimet klimatike. Shumica e dezinformatave në të gjitha vendet, përveç Serbisë – ku numri i dezinformatave të brendshme është identik me atë nga jashtë, kopjohet nga vendet e rajonit, dhe një pjesë më e vogël është krijuar nga teoricienët vendas të konspiracionit.
Në shumicën e vendeve të rajonit, mund të vërehet edhe tendenca e ndërthurjes së dezinformatave për tema të ndryshme, si ndryshimi i klimës dhe pandemia e Covid-19. Krijuesit origjinalë të teorive konspirative rreth ndryshimeve klimatike janë nga e gjithë bota, por më së shpeshti nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia ose vendet e Evropës Perëndimore.
Ndryshe, parashikimet e shkencëtarëve me ndikim që merren me ndryshimet klimatike, tregojnë se temperaturat e larta dhe nxehtësia që ndjejmë si pasojë e ndryshimeve klimatike nuk do të ulen. Dimrat në Maqedoni dhe në vendet përreth do të jenë më të ngrohtë dhe rrallë do të bjerë borë, ndërsa valët e të nxehtit do të zgjasin më shumë me temperatura gati 50 gradë Celsius. Njëri prej tyre, Matthew Fitzpatrick, profesor në Qendrën për Studime Mjedisore në Universitetin e Maryland, SHBA, krijoi një hartë interaktive duke përdorur të dhënat nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPPC).