Konsultimet për datën e zgjedhjeve, në KQZ thonë se përgatitjet i nisin pasi të caktohet data

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar per datën 31 korrik kryetarët e partive politike për të folur rreth datës së zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Kosovës. Derisa krerët e përtive nuk kanë treguar se a do të jenë pjesë e takimit të përbashkët apo do të modifikohet formati, në KQZ janë në […]

Korrik 28, 2024 - 20:30
 0  6
Konsultimet për datën e zgjedhjeve, në KQZ thonë se përgatitjet i nisin pasi të caktohet data
konsultimet-per-daten-e-zgjedhjeve,-ne-kqz-thone-se-pergatitjet-i-nisin-pasi-te-caktohet-data

konsultimet-per-daten-e-zgjedhjeve,-ne-kqz-thone-se-pergatitjet-i-nisin-pasi-te-caktohet-data

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar per datën 31 korrik kryetarët e partive politike për të folur rreth datës së zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Kosovës.
Derisa krerët e përtive nuk kanë treguar se a do të jenë pjesë e takimit të përbashkët apo do të modifikohet formati, në KQZ janë në pritje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion “fillon përgatitjet intensive për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve, në kuptim të realizimit të aktiviteteve sipas afateve të përcaktuara me ligj, pasi të caktohet data për mbajtjen e tyre”.

Por, pavarësisht se data e zgjedhjeve ende nuk është caktuar, Elezi ka thënë se KQZ ka punuar që të përgatitet për procesin e ardhshëm zgjedhor.

“Duke qenë të vetëdijshëm se ky është një vit zgjedhor, që nga fillimi i këtij viti, KQZ e ka orientuar punën në parapërgatitjen e shumë çështjeve që ndërlidhen me detyrimet ligjore të KQZ-së. Në këtë drejtim është edhe softueri i KQZ, zhvillimi i të cilit është në përfundim e sipër dhe është mundësuar me mbështetjen e OSBE-së. Me anë të këtij softueri, do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore”, tha Elezi për Express.