“Kosova është Serbi”, Apeli merr vendim për dy malazezët që u arrestuan te Manastiri i Deçanit
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Themelores, me të cilin tre shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Themelores, me të cilin tre shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias me inicialet M.J., janë në paraburgim që nga 24 nëntori pasi në veturën e tyre mbajtën targa me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në mes të Deçanit.
Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.