Kosova para Maqedonisë së Veriut për kushtet për punë në Evropë
Përdoruesit e rrjeteve sociale në Francë kanë shpërthyer në reagime pas deklaratave të forta të ekonomistit Jean-Claude Delgènes, i cili në një intervistë për televizionin Public Sénat theksoi: “Franca ka The post Kosova para Maqedonisë së Veriut për kushtet për punë në Evropë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Francë kanë shpërthyer në reagime pas deklaratave të forta të ekonomistit Jean-Claude Delgènes, i cili në një intervistë për televizionin Public Sénat theksoi:
“Franca ka mbetur plotësisht pas për sa i përket kushteve të punës. Jemi në fund të listës, përkrah Shqipërisë.”
Këto fjalë janë bërë virale në një moment kur debati mbi presionin dhe stresin në vendet e punës është ndezur në gjithë vendin.
Pretendimet e Delgènes janë të bazuara në të dhënat e Eurofound, agjenci e BE-së me seli në Dublin, e cila në vitin 2021 ka realizuar një nga analizat më të mëdha mbi cilësinë e punës në 36 vende evropiane. Rezultatet e studimit, të publikuara në vitin 2022, tregojnë një realitet shqetësues për Francën.
“Në renditjen e indeksit të cilësisë së punës, Franca ndodhet në vendin e 36-të – të fundit – përkrah Shqipërisë,” konfirmoi Delgènes, duke theksuar se vendi është “në krizë të thellë strukturore të marrëdhënieve të punës”.
Sipas këtij studimi, vendet me përqindje më të lartë të punëtorëve që raportojnë ngarkesë të jashtëzakonshme psikofizike janë Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Polonia dhe më pas Franca. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 19-të, përpara Bullgarisë, Shqipërisë, Kroacisë dhe Serbisë. Kosova, befasimisht, renditet më mirë se shumë vende të rajonit.
Indeksi i cilësisë së punës përfshin faktorë si:
- kënaqësia në punë,
- ndjenja e sigurisë,
- ndikimi në shëndetin mendor dhe fizik,
- balanca jetë/punë.
“Punonjësit francezë po përballen me një përkeqësim të ndjeshëm të klimës së brendshme në vendet e punës, duke reflektuar jo vetëm krizën ekonomike, por edhe një lodhje të përgjithshme të modelit tradicional të punës në Francë,” shtoi Delgènes.
Eurofound pritet të publikojë një version të përditësuar të studimit EWCS gjatë vitit 2024, me të dhëna të reja nga terreni, që pritet të sjellin një tablo më të qartë për impaktin e pandemisë dhe krizave të fundit në botën e punës.
Për momentin, reagimet ndaj deklaratave të Delgènes kanë ndezur debatet publike mbi nevojën për një reformë të thellë të politikave të punës në Francë, për të shmangur një krizë të mëtejshme të shëndetit mendor dhe produktivitetit në vend. Flaka
The post Kosova para Maqedonisë së Veriut për kushtet për punë në Evropë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
