Koxias: Marrëveshja e Prespës ka rëndësi të madhe gjeopolitike, ngjashëm me atë franko-gjermane
Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Koxias në një opinion për gazetën eKathimerini, shkruan se Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është plani paqësor-miqësor njëlloj si ai franko-gjerman, dhe se i njëjti është i një rëndësie të madhe gjeopolitike duke kontribuuar në stabilitetin rajonal. Si nënshkrues i kësaj marrëveshje, Koxias rikujton se […]
Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Koxias në një opinion për gazetën eKathimerini, shkruan se Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është plani paqësor-miqësor njëlloj si ai franko-gjerman, dhe se i njëjti është i një rëndësie të madhe gjeopolitike duke kontribuuar në stabilitetin rajonal. Si nënshkrues i kësaj marrëveshje, Koxias rikujton se duhet respektuar pikat të cilat janë pjesë e saj, dhe se Greqia është kundër ndarjeve të vjetra, transmeton Portalb.mk.
Marrëveshja e Prespës njëlloj si plani franko-gjerman sipas ish ministrit grek është shembull se si njerëzit mund të ndërtojnë paqen pa palët e treta, në kohët kur zona e konflikteve të armatosura po zgjerohet.
“Marrëveshja e Prespës ndjek të njëjtat linja njëlloj si plani paqësor miqësisë franko-gjermane, pas luftës së dytë botërore dhe është shembull i shkëlqyer se si njerëzit e këtij rajoni mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre me paqe dhe optimizëm, pa ndërhyrje të palëve të treta. Dhe kjo në një kohë kur zona e luftës dhe synimet për konflikte të armatosura janë zgjeruar”, shkruan Koxias.
Duke trajtuar çështjen gjeopolitike të Marrëveshjes së Prespës, Koxias shton se ky akt ruan “RMV-në nga aspiratat “agresive” fqinje si bullgare dhe shqiptare”, dhe se Greqia kërkon stabilitetin e këtij vendi fqinj.
“Duke kontribuar në stabilitetin në një rajon të trazuar dhe në emancipimin nga lidhje e historisë, Marrëveshja e Prespës ka një rëndësi të madhe gjeopolitike. Do të thotë siguri për Greqinë dhe rajonin më të gjerë, po aq sa për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ekziston nën kërcënimin e vazhdueshëm të atyre qarqeve agresive që aspirojnë një “Shqipëri të Madhe” dhe një “Bullgari të Madhe”, domethënë ndarjen e Maqedonisë së Veriut. Greqia, në të kundërt, ka çdo arsye për të kërkuar stabilitet në atë vend”, shtoi Koxias.
Kjo marrëveshje sipas Koxias kishte edhe pika ku përfshiheshin edhe çështje historike godasin disa aspekte të irredentizmit, kërkon që vendi mik RMV të respekton nenin 7 të saj.
“Marrëveshja e Prespës godet në zemër edhe disa aspekteve të irredentizmit. Mikja jonë Maqedonia e Veriut e pranoi se historia e sllavo-maqedonasve filloi në shekullin e VII pas Krishtit dhe nuk pranoi asnjë lidhje me Maqedoninë e Aleksandrit të Madh (neni 7 i marrëveshjes). Gjithashtu, ajo pranoi se gjuha e saj nuk kishte lidhje me Maqedoninë e lashtë, por i përket familjes së gjuhëve sllave të jugut, siç parashikon marrëveshja, që do të thotë se ajo erdhi një mijë vjet pas Mbretërisë së Maqedonisë”, rikujton Koxias.
Maqedonia e Veriut pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës filloi proceset integruese drejtë BE-së, ndaj ish-ministri grek shkruan se Greqia dëshiron stabilitet për Ballkanin Perëndimor dhe jo ndarje të vjetra.
“Marrëveshja e Prespës u fokusua në qytetarët e dy vendeve, në të drejtat e tyre, në lehtësimin e bashkëpunimit mes tyre dhe shoqërive të tyre civile, në forcimin e demokracisë në rajon dhe në mbështetjen e reformave demokratike në Maqedoninë e Veriut. Ajo ofroi një mbështetje të madhe për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Greqia donte dhe ende dëshiron që Ballkani Perëndimor t’i lërë pas ndarjet e vjetra dhe konfliktet e fundit”, përfundon Koxias.
Ndryshe, reagime për Marrëveshjen e Prespës nisën të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës.
Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.
- LEXO: Qeveria e re në RMV dhe Presidenca nuk duhet të vihen në pozitë të rikthimit të ndonjë veto te re greke
- LEXO: A do ta prishin Mickoski dhe Mitsotakis Marrëveshjen e Prespës?
- LEXO: Mitsotakis: Largimi nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja në rrugën evropiane të RMV-së dhe në marrëdhëniet me Greqinë
- LEXO: MPJ: Aktorët politik të kenë kujdes, ruajtja e kursit euroatlantik të RMV-së është interes strategjik