RMV, do të ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,50 denarë, ndërsa çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) për 1 denar, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk. “Duke marrë parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, çmimet me pakicë të derivateve të […]
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,50 denarë, ndërsa çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) për 1 denar, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.
“Duke marrë parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas metodologjisë së formimit të çmimeve, ulen mesatarisht me 1.27 për qind”, informon KRRE.
Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 83 denarë për litër, i EUROSUPER BS-98 – 85,5 denarë, ndërsa çmimi i EURODIESEL-it me pakicë do të jetë 73 denarë.
Ndërsa çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,306 denarë dhe do të jetë 42,6 denarë për kilogram.