KQZ bëhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asocacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A- ËEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet në Bogota të Kolumbisë. Siç bëhet e ditur në kumtesën për media të KQZ-së, ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A- ËEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet në Bogota të Kolumbisë.
Siç bëhet e ditur në kumtesën për media të KQZ-së, ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale të administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimin e standardeve demokratike.
“Një tjetër arritje e rëndësishme gjatë kësaj asambleje ishte edhe zgjedhja e KQZ-së së Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të A-WEB. Kjo përbën një sukses të përbashkët për përpjekjet e të dyja vendeve për të promovuar demokracinë dhe për të kontribuar në proceset zgjedhore ndërkombëtare”.
“Kosova tani ka mundësinë të luajë një rol më të madh në formësimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore në nivel global, duke ndarë përvojat dhe duke përfituar nga bashkëpunimi me organizmat më të rëndësishëm zgjedhorë në botë”, thuhet tutje në njoftim.
KQZ e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e A-WWEB-it dhe tashmë ka ndërtuar partneritet dhe përvojë të mjaftueshme për të qenë pjesë e organit vendimmarrës, në vendosjen e politikave të A-WEB.