Krasniqi kërkon nga diaspora ta votojnë ALDE-n në zgjedhjet e PE-së
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga bashkëqytetarët që jetojnë në shtete anëtare të Bashkimit Evropian që të dalin në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ai tha se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme “që do ta përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës”. “PDK është anëtare e […]
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga bashkëqytetarët që jetojnë në shtete anëtare të Bashkimit Evropian që të dalin në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Ai tha se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme “që do ta përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës”.
“PDK është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës – ALDE, dhe duke e ditur që partitë anëtare të familjes sonë politike gjithmonë kanë qenë në përkrahje të plotë të lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës, unë ju ftoj që në këto zgjedhje t’i mbështesni partitë tona simotra masivisht me votën tuaj”.
“Dilni dhe votoni. Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim”.
Zgjedhjet në Parlamentin Evropian mbahen nga 6 deri më 9 qershor.