Krasniqi takon zyrtarin e lartë të DASH, Brendan Hanrahan: SHBA-të mbeten aleati ynë më i rëndësishëm – Kosova partnere e palëkundur e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë takimit në Prishtinë, Krasniqi ka diskutuar me zyrtarin amerikan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, duke ritheksuar përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim ndërpartiak, ndërtimin e institucioneve funksionale […]

Korrik 13, 2025 - 20:00
 0  0
Krasniqi takon zyrtarin e lartë të DASH, Brendan Hanrahan: SHBA-të mbeten aleati ynë më i rëndësishëm – Kosova partnere e palëkundur e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë takimit në Prishtinë, Krasniqi ka diskutuar me zyrtarin amerikan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, duke ritheksuar përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim ndërpartiak, ndërtimin e institucioneve funksionale dhe ofrimin e zgjidhjeve që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi theksoi nevojën për stabilitet të qëndrueshëm, rritje ekonomike dhe zhvillim në të gjitha fushat, si parakushte për përparim demokratik dhe integrim ndërkombëtar.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme amerikane në rrugën euroatlantike të Kosovës, përfshirë përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Po ashtu, u theksua domosdoshmëria e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe roli i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“SHBA-të mbeten aleati ynë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Kosova është dhe do të mbetet një partnere e palëkundur e tyre”, shkroi Memli Krasniqi pas takimit.

Link: https://www.facebook.com/share/16srneFuCB/?mibextid=wwXIfr