Krasniqi: VV-ja me rënien më të madhe të votave nga të gjitha partitë në krahasim me zgjedhjet e 2021-së
Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, ka thënë se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 ka shënuar rënien më të madhe të votave. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se i bie që LVV-ja ka 9.4% më pak vota, ai ka përmendur
Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, ka thënë se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 ka shënuar rënien më të madhe të votave.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se i bie që LVV-ja ka 9.4% më pak vota, ai ka përmendur edhe AAK-në e Nismën që kanë ulje edhe ato të votave.
Sipas tij, rritje të votave shënuan PDK dhe LDK.
“Sipas rezultateve nga vendvotimet në Kosovë për zgjedhjet e vitit 2025, në krahasim me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, LVV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të votave me -9.4%, e ndjekur nga AAK-NISMA me një humbje prej -2.2% (duke i llogaritur së bashku votat e tyre në vitin 2021)”.
” Nga ana tjetër, dy partitë politike që kanë shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme janë PDK me një rritje prej 5.0% dhe LDK me 4.9%”, ka thënë Krasniqi.