KRU ‘Gjakova’ njofton për reduktime të ujit në disa zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë ka bërë të ditur se do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në disa fshatra të Gjakovës. KRU “Gjakova” thotë se për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë të thatësirave furnizimi është i pa mjaftueshëm në disa zona. “Me qëllim që rezervuarët të […]

gusht 25, 2024 - 20:00
 0  7
KRU ‘Gjakova’ njofton për reduktime të ujit në disa zona
kru-‘gjakova’-njofton-per-reduktime-te-ujit-ne-disa-zona

kru-‘gjakova’-njofton-per-reduktime-te-ujit-ne-disa-zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë ka bërë të ditur se do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në disa fshatra të Gjakovës.

KRU “Gjakova” thotë se për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë të thatësirave furnizimi është i pa mjaftueshëm në disa zona.

“Me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të kemi furnizim të mjaftueshëm, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për disa fshatra të Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Kjo kompani ka njoftuar se reduktimet do të fillojnë kryesisht nga ora 19:00 deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas linjave furnizuese thuhet se në reduktime përfshihen Fshatrat e Dushkajës, Cermjan, Sopot, Palabardh, Hareq, Novosellë, Skivjan, Bec,Vraniq, Doblibarë,Berdosanë, Rezinë.

Sipas KRU “Gjakova” kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim.