Reagon LDK në Deçan: S’ka asnjë veprim ndaj tre zyrtarëve të komunës të dënuar me bu’rg dhe ndalim të ushtrimit të funksionit publik
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Deçan, ka reaguar ndaj pushtetit lokal në këtë në komunë duke e cilëuar si të korruptuar. Kjo pasi LDK thotë se nuk ka asnjë veprim ndaj tre zyrtarëve të komunës së dënuar me burg dhe ndalim të ushtrimit të funksionit publik. “Pushteti komunal i korruptuar, me vulën e […]
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Deçan, ka reaguar ndaj pushtetit lokal në këtë në komunë duke e cilëuar si të korruptuar.
Kjo pasi LDK thotë se nuk ka asnjë veprim ndaj tre zyrtarëve të komunës së dënuar me burg dhe ndalim të ushtrimit të funksionit publik.
“Pushteti komunal i korruptuar, me vulën e Gjykatës! Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Deçan, shpreh indinjatën e thellë me pushtetin komunal në Deçan, me faktin se tash e tre javë nga shpallja e akgjykimit dënues për tre zyrtarë komunal, njëri prej tyre me 3 vite e 9 muaj burgim, ndërsa dy të tjerët me nga 3 vite burgim, si dhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksionit publik në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh, pra dy drejtorë në kabinetin e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe nuk ka asnjë veprim, dorëheqje apo përgjegjësi morale e politike në lidhje me vendimin e gjykatës”.
“Një mentalitet i tillë i bashkëjetesës me korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës e pushtetit edhe kur faktohet me vendim të institucioneve të shtetit, tregon faktin e hidhur se si funksionon pushteti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan. LDK – dega në Deçan i bën thirrje kryetarit Ramosaj të marrë përgjegjësinë, për veprimet e zyrtarëve politik të cilët i ka emëruar vet dhe që të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë me urdhërat e tij”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Deçan. /Gazeta Express