Kryeministri Edi Rama zhvillon të mërkurën takim me kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e të mërkurës të gjithë kryebashkiakët e vendit. Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 10:00, në Kryeministri. Në fokus të takimit do të jetë sezoni turistik, por gjithashtu pjesë e diskutimeve do të jetë çështja e pronave dhe legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju […]

Korrik 18, 2024 - 06:55
 0  11
Kryeministri Edi Rama zhvillon të mërkurën takim me kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e të mërkurës të gjithë kryebashkiakët e vendit.

Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 10:00, në Kryeministri.

Në fokus të takimit do të jetë sezoni turistik, por gjithashtu pjesë e diskutimeve do të jetë çështja e pronave dhe legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive.

Edhe vitet e shkuara, gjatë muajit korrik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të ngjashme.