Kryeministri grek: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet nga asnjëra palë
Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, vazhdon të dërgojë mesazhe paralajmëruese për Maqedoninë e Veriut. Micotakis gjatë një interviste për gazetën greke “Real Njuz” ka deklaruar se nuk do t’i miratojë memorandumet e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë duke i bërë thirrje Qeverisë së re që ta respektojë ligjin ndërkombëtar dhe nënshkrimin e marrëveshjeve. KIRJAKOS […] The post Kryeministri grek: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet nga asnjëra palë appeared first on InfoShqip.com.
Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, vazhdon të dërgojë mesazhe paralajmëruese për Maqedoninë e Veriut. Micotakis gjatë një interviste për gazetën greke “Real Njuz” ka deklaruar se nuk do t’i miratojë memorandumet e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë duke i bërë thirrje Qeverisë së re që ta respektojë ligjin ndërkombëtar dhe nënshkrimin e marrëveshjeve.
KIRJAKOS MICOTAKIS, KRYEMINISTËR GREK
“Veprimet e jashtëligjshme të Shkupit lidhur me emrin e vendit dalin edhe nga fakti se Marrëveshja e Prespës ishte marrëveshje e keqe. Paralajmërova në Parlament se është problematike për interesat greke, duke u dhënë kombësi dhe gjuhë fqinjve. Që atëherë, kur votuam kundër, potencova se do ta kemi para nesh. Por, pasi u votua duhet ta zbatojmë”
Krahas Maqedonisë së Veriut, ai dërgoi mesazhe paralajmëruese edhe Tiranës duke thënë që, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të fitojnë vetëm nëse kanë raporte të mira me Greqinë. Në të kundërtën, kreu i Greqisë tha se rruga evropiane kalon nëpër Athinë dhe këtu mund të përballen me probleme.
The post Kryeministri grek: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet nga asnjëra palë appeared first on InfoShqip.com.