Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret inflacion të lartë deri në fund të këtij viti

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret inflacion të lartë deri në fund të këtij viti, në krahasim me eurozonën ku inflacioni shënon 2.4%. Kjo për arsye se siç thotë Mickoski, nuk është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike, ndërsa nga marsi do të rriten pagat dhe pensionet. Sa i përket çmimeve të produkteve ushqimore, Mickoski e pranon […] The post Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret inflacion të lartë deri në fund të këtij viti appeared first on InfoShqip.com.

Jan 8, 2025 - 19:00
 0  3
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret inflacion të lartë deri në fund të këtij viti

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret inflacion të lartë deri në fund të këtij viti, në krahasim me eurozonën ku inflacioni shënon 2.4%. Kjo për arsye se siç thotë Mickoski, nuk është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike, ndërsa nga marsi do të rriten pagat dhe pensionet. Sa i përket çmimeve të produkteve ushqimore, Mickoski e pranon se para fundvitit marketet rritën çmimet në mënyrë artificiale por njofton se bashkë me inspektoratin e tregut, po e ndjekin situatën nga afër. Shporta e festave të fundvitit përfundon më 15 janar.

“Ne vitin do të duhej ta mbyllim me 3.5% inflacion vjetor. Informata është se në fund të gjysmës së dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, e të cilat më duhet të pranoj se tregtarë të caktuar i rritën çmimet në mënyrë artificiale. Kjo paraqiste goditje mbi buxhetet familjare të qytetarëve. Me vëmendje e ndjekim situatën përmes inspektoratit të tregut dhe do të intervenojmë nëse kjo nevojitet. Mund të intervenojmë menjëherë nëse ka nevojë me kufizimin e çmimeve por ne nuk duam ta zbatojmë këtë instrument”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

The post Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret inflacion të lartë deri në fund të këtij viti appeared first on InfoShqip.com.