Kryeparlamentari Gashi merr pjesë ne ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Ballkanik. Në fjalimin Gashi ka theksuar se një i ri diplomuar në një universitet prestigjioz si ky është një qytetar i edukuar, një profesionist i kalitur dhe një njeri i virtytshëm, që do ta dëshironte secila shoqëri. “Kisha kënaqësi të marr […] The post Kryeparlamentari Gashi merr pjesë ne ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik appeared first on InfoShqip.com.

qershor 28, 2024 - 05:00
 0  11
Kryeparlamentari Gashi merr pjesë ne ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Ballkanik.

Në fjalimin Gashi ka theksuar se një i ri diplomuar në një universitet prestigjioz si ky është një qytetar i edukuar, një profesionist i kalitur dhe një njeri i virtytshëm, që do ta dëshironte secila shoqëri.

“Kisha kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Duke i uruar të diplomuarit e këtij universiteti, në fjalën time theksova se: “Duke qenë një vatër arsimore që emërtohet me emrin Ballkan, IBU ia ka dalë si pakkush në vendin tonë që këtë identitet ta projektojë në një institucion të arsimit të lartë, ku studiojnë studentë të komuniteteve të ndryshme etnike, gjuhësore e religjioze, ashtu që nëse sot do të duhej ta bëjmë një apologji për Ballkanin si vatër të qytetërimit, këtë mbase do ta fillonim duke e marrë për ilustrim Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

The post Kryeparlamentari Gashi merr pjesë ne ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik appeared first on InfoShqip.com.