Kryeprokurori për të shtënat në Prishtinë: Të dyshuarit të njohur për policinë, një kalimtar u gërvisht nga plumbi
Nga të shtënat me armë zjarri në Bregun e Diellit, nuk mbeti askush i lënduar, pos një kalimtar i rastit që u gërvisht nga plumbi. Kështu thotë kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi para mediave, njofton Klankosova.tv. Për të dyshuarit, Gashi thotë se janë të njohur për policinë, si dhe janë në kërkim. Tutje, Gashi shprehet […]
Nga të shtënat me armë zjarri në Bregun e Diellit, nuk mbeti askush i lënduar, pos një kalimtar i rastit që u gërvisht nga plumbi.
Kështu thotë kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi para mediave, njofton Klankosova.tv.
Për të dyshuarit, Gashi thotë se janë të njohur për policinë, si dhe janë në kërkim.
Tutje, Gashi shprehet se konflikti me armë zjarri erdhi pas një mosmarrëveshjeje një ditë më herët mes të të dyshuarve.
Po ashtu, kryeprokurori shton, se gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarave, janë gjetur prova të rëndësishme.
“Këtu jemi në vendin e ngjarjes për arsye se ka ndodhur gjuajtje me armë mes dy grupeve, siç u informua edhe më parë opinioni publik. Janë dy persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur një ditë më parë, ata sot kanë gjuajtur mes vete. Nuk ka të lënduar përpos një gërvishtje të një fqinje aty nga plumbi rikoshet. Përndryshe personat e dyshuar janë të njoftuar për Policinë e Kosovës, janë recidivistë. Ne kemi të gjitha provat. Gjatë bastisjes në kemi arritur ta kapim disa dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska dhe sasi narkotike. Hetimet janë duke vazhduar. Personat janë në kërkim”, tha Gashi.