Kryevepër nga Tare, Milan pritet të transferojë yllin e rivalëve me parametra zero

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja. Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric, Granit Xhakës, Samuele Riccit, ndërsa Tare ka piketuar një tjetër super […]

qershor 27, 2025 - 22:00
 0  6
Kryevepër nga Tare, Milan pritet të transferojë yllin e rivalëve me parametra zero

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.

Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric, Granit Xhakës, Samuele Riccit, ndërsa Tare ka piketuar një tjetër super përforcim me parametra zero.

Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Lorenzo Pellegrinit vitin e ardhshëm me kosto zero.

Mesfushori italian i skadon kontrata me Romën në verën e vitit 2026 dhe Tare do të vihet në lëvizje që në janar.