Kryeziu pas reagimit të Grenell: Zhvillimet e fundit nuk janë thjeshtë “të vjetra pesë vite”, siç aludon në komentet e tij

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, i është drejtuar me një letër të hapur ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas kritikave të këtij të fundit ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në letrën e tij, Kryeziu nënvizon aleancën historike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se kjo

Korrik 13, 2025 - 20:00
 0  0
Kryeziu pas reagimit të Grenell: Zhvillimet e fundit nuk janë thjeshtë “të vjetra pesë vite”, siç aludon në komentet e tij
Kryeziu pas reagimit të Grenell: Zhvillimet e fundit nuk janë thjeshtë “të vjetra pesë vite”, siç aludon në komentet e tij

Kryeziu pas reagimit të Grenell: Zhvillimet e fundit nuk janë thjeshtë “të vjetra pesë vite”, siç aludon në komentet e tij

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, i është drejtuar me një letër të hapur ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas kritikave të këtij të fundit ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në letrën e tij, Kryeziu nënvizon aleancën historike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se kjo aleancë ka shkuar përtej dallimeve ideologjike dhe politike, si në Kosovë ashtu edhe në SHBA.

“Nuk u ndjeva aspak mirë kur e lexova reagimin tuaj kundër Presidentes Osmani, e sidomos fjalët që i kishit zgjedhur,” shkruan ai, duke theksuar se pavarësisht përplasjeve politike të brendshme, ekziston unitet në Kosovë përballë kërcënimeve nga Serbia.

Kryeziu gjithashtu vë në dukje se Presidenti Donald Trump ka përmendur Kosovën në deklaratat e tij të fundit, duke e përfshirë në sukseset e diplomacisë amerikane, çka sipas tij tregon se zhvillimet e fundit nuk janë thjesht “të vjetra pesë vite”, siç ka aluduar Grenell në komentet e tij.

“Presidentja Osmani meriton së paku respekt dhe kortezi minimale. Në mos për asgjë tjetër, atëherë për hir të angazhimit të sinqertë të komunitetit shqiptar në SHBA,” përfundon Kadri Kryeziu.