Kryeziu: VV nuk mund të marr pushtetin pa koalicion

Profesori universitar Kadri Kryeziu ka folur për rezultatet që mund të dalin pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Kosovë. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se në këto zgjedhje nuk mund të ketë vetëm një parti që do të marrë pushtetin, sipas tij, mund të ketë koalicion, ai ka përmendur LVV në […]

gusht 1, 2024 - 00:30
 0  6
Kryeziu: VV nuk mund të marr pushtetin pa koalicion
kryeziu:-vv-nuk-mund-te-marr-pushtetin-pa-koalicion

kryeziu:-vv-nuk-mund-te-marr-pushtetin-pa-koalicion

Profesori universitar Kadri Kryeziu ka folur për rezultatet që mund të dalin pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Kosovë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se në këto zgjedhje nuk mund të ketë vetëm një parti që do të marrë pushtetin, sipas tij, mund të ketë koalicion, ai ka përmendur LVV në raport me PDK, LDK dhe AAK.

“Është bukur vështirë njeriu t’ia qëllojë, e kam një farë bindje që nuk mundet të jetë reale që në të ardhmen në zgjedhjet e ardhshme do të jetë koalicioni, pasi partia e parë nuk do të ketë mundësi të bëjë Qeverinë vet”.

“Mund të ketë koalicion VV-PDK, VV-LDK dhe VV-AAK. Koalicioni i shpëton gjatë gjithë historisë së re të Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur, dhe janë krijuar koalicionet politike gjithmonë në emër të Kosovës”.

“Momenti i Kosovës i bashkon shqiptarët, ani pse i kanë mendimet e kundërta sepse kanë dhënë prova se janë bashkë për Kosovën. Kjo e eliminon atë inatin dhe për shkak të Kosovës shkojnë bashkë”, ka thënë Kryeziu.