KSHPK: Prokuroria të bëjë punën e saj me Hristovskin, puna jonë nuk është e lidhur me institucionet tjera
Lidhur me reagimet e publikut në lidhje me rolin e KSHPK-së në rastin e emërimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, ka reaguar KSHPK-ja, e cila thotë se vepron The post KSHPK: Prokuroria të bëjë punën e saj me Hristovskin, puna jonë nuk është e lidhur me institucionet tjera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lidhur me reagimet e publikut në lidhje me rolin e KSHPK-së në rastin e emërimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, ka reaguar KSHPK-ja, e cila thotë se vepron brenda kompetencave dhe obligimeve të saj ligjore, me qëllim të kontrollit të konflikteve të mundshme të interesit, integritetit dhe transparencës në procedurat e emërimit të posteve drejtuese. Informacioni në publik për dualizmin në marrëdhëniet ndërmjet KSHP-së dhe PTHP-së, thonë nga ky institucion, nuk përputhet me realitetin, sepse të dy institucionet kanë funksione dhe strukturë institucionale të ndryshme. KSHPK thekson gjithashtu se veprimet e saj në asnjë rast nuk i ndalojnë veprimet e institucioneve të tjera kompetente në zbatimin e kompetencave të tyre, transmeton Portalb.mk.
“Përpjekje të caktuara për të paraqitur veprimet e KSHPK-së si arsye për vonesën apo mosveprimin e institucioneve të tjera, besojmë se nuk janë të justifikuara dhe mund të sjellin perceptime të gabuara në opinion. Theksojmë se puna jonë nuk zëvendëson apo shtyn detyrimet e autoriteteve të tjera kompetente. Në të kundërtën, KSHPK-ja inkurajon të gjitha institucionet kompetente që të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me kompetencat ligjore”, thonë nga KSHPK.
KSHPK shton se ata veprojnë brenda afateve të përcaktuara me ligj dhe ato afate diktojnë veprimet e KSHPK-së, duke siguruar kështu një qasje sistematike dhe transparente në inspektime.
“Është e nevojshme që të gjitha autoritetet kompetente të respektojnë kuadrin institucional dhe kompetencat e KSHPK-së, të cilat do të sigurojnë përfundimin efektiv dhe transparent të proceseve në interes të publikut. Besimi në integritetin institucional të sistemit për parandalimin e korrupsionit dhe llogaridhënia ndërtohen përmes konsistencës në kryerjen e kompetencave të secilit autoritet individualisht”, thonë nga KSHPK.
Reagimi i Antikorrupsionit erdhi pasi Prokuroria Themelore Publike e Shkupit (PTHP) për Sakamdakazam.mk tha se nëse Komisioni Kundër Korrupsionit nuk vepron në afat të arsyeshëm, gjegjësisht nuk e kryen inspektimin, PTHP-ja e Shkupit nuk do ta presë atë dhe do të hapë rast për falsifikimin e certifikatës së dhënies së provimit TOEFL për njohjen e gjuhës angleze të drejtorit të sapozgjedhur të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) Bojan Hristovski.
Hristovski në biografinë e tij zyrtare ka deklaruar se në mars të vitit 2022 ka marrë certifikatën e anglishtes TOEFL nga kompania “Julia CO LTD” nga Plovdiv, Bullgari. Më 9 tetor të këtij viti, dy drejtoresha të institucioneve publike u dënuan me burgim me kusht, pasi kur aplikuan për këtë pozicion, ata paraqitën një certifikatë TOEFL të lëshuar nga e njëjta kompani e lëshuar në nëntor dhe dhjetor 2022 si dëshmi e njohurive të tyre të gjuhës angleze. Aktakuzës i ka paraprirë kallëzimi penal nga MPB-ja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale Përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë, i paraqitur më 14 shkurt, në periudhën kur ky dikaster drejtohej nga Pançe Toshkovski si ministër teknik.
The post KSHPK: Prokuroria të bëjë punën e saj me Hristovskin, puna jonë nuk është e lidhur me institucionet tjera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .