Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase
Në Maqedoninë e Veriut sot është festë shtetërore, 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, datë e cila shënohet nga vitit 2007. Kjo ditë është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova sot kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut të shënojnë këtë ditë […]
Në Maqedoninë e Veriut sot është festë shtetërore, 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, datë e cila shënohet nga vitit 2007. Kjo ditë është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova sot kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut të shënojnë këtë ditë historike në harmoni, paqe dhe të lumtur, duke përkujtuar ëndrrën e revolucionarëve maqedonase.
“Të angazhohemi për atdheun dhe ta ruajmë, pasi tjetër nuk kemi! Të respektojmë njëri-tjetrin, pasi pa neve të gjithëve, nuk ka shtet të Maqedonisë. Ta trashëgojmë te pasardhësit, si na e lan neve, revolucionarët maqedonas”, deklaroi sot presidentja Gordana SIljanovska – Davkova.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, përkujtoi që me themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 u krijuan bazat e luftës së organizuar për liri dhe pavarësi.
“Lufta dhe mosnënshtrimi i vazhdueshëm gjatë dekadave që vijuan rezultuan në krijimin e një shteti, në të cilin brezi i sotëm i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë. Brezi i sotëm në shtetin tonë përballet me tundime të ndryshme dhe është vendosur para qëllimeve të tjera. Qëllimi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendosja e mëtejshme në NATO si vend-anëtar i barabartë”, deklaroi Gashi
Me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, më 23 tetor 2024 (e mërkurë), në orën 11:00, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga nënkryetari Antonijo Milloshoski dhe deputetja Emilija Angellova, do të vendosë kurorë me lule të freskëta në Monumentin “Themeluesit e VMRO-së” në Parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup.
Poashtu me rastin e kësaj dite, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “23 Tetori” do ta ndajë Çmimin Shtetëror “23 Tetori” për vitin 2024 për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Çmimi Shtetëror “23 Tetori” sivjet i ndahet poetit Sllave Dimoski për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.