Te disa disa sektorë në RMV ka pasur rritje të çmimeve te produktet industriale, te të tjerat ulje

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te disa produkte industriale, ndërsa te disa produkte tjera ka pasur ulje të çmimeve, transmeton Portalb.mk. “Në muajin dhjetor të vitit 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të ulëta për 0.1 % dhe për 5.3 […]

shkurt 2, 2025 - 21:00
 0  3
Te disa disa sektorë në RMV ka pasur rritje të çmimeve te produktet industriale, te të tjerat ulje
Analiza ekonomike, ekonomi, euro, denare

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te disa produkte industriale, ndërsa te disa produkte tjera ka pasur ulje të çmimeve, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin dhjetor të vitit 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të ulëta për 0.1 % dhe për 5.3 % në nivel vjetor”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Te prodhimet intermediare është regjistruar ulje për 24.3 përqind, te produktet kapital ulje për 4.9 përqind. Ndërkohë rritje kemi te energjia për 12.9 përqind, produktet jo të qëndrueshme 7.9 përqind, produktet për konsum të gjerë 7.7 përqind dhe 2.9 përqind te produktet e qëndrueshme.

“Në muajin dhjetor 2024, krahasuar me nëntorin 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.9 %, dhe Energjia 0.9”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.