Kurti mirëpret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Davenport
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, në demokratizim e tyre dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.
“Kryeministri veçoi asistencën e OSBE-së gjatë mandatit të ambasadorit Davenport në çështje që ndërlidhen me fuqizimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, dhe kontributin përmes komenteve në hartimin e ligjeve”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij takimi, të dy u shprehën të bindur që bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve të Qeverisë dhe OSBE-së do të vazhdojë.