Kurti mirëpriti në takim Chulick, shpreh brengën në lidhje me spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën Zëvendës ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan, Nicole Chulick. Siç bëhet e ditur në komunikatën për medie, në këtë takim, Kurti shprehu brengën e tij në lidhje me spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve që po […]

maj 20, 2024 - 21:00
 0  8
Kurti mirëpriti në takim Chulick, shpreh brengën në lidhje me spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginë
kurti-mirepriti-ne-takim-chulick,-shpreh-brengen-ne-lidhje-me-spastrimin-etnik-te-shqiptareve-ne-lugine

kurti-mirepriti-ne-takim-chulick,-shpreh-brengen-ne-lidhje-me-spastrimin-etnik-te-shqiptareve-ne-lugine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën Zëvendës ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan, Nicole Chulick.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për medie, në këtë takim, Kurti shprehu brengën e tij në lidhje me spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve që po ndodh në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga autoritetet e Serbisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi zëvendës ndihmës Sekretaren Chulick për përkrahjen prej dekadash të ShBA-ve, sidomos nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, duke theksuar përkushtimin e lartë të Republikës së Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe përkushtimin e qeverisë ndaj sundimit të ligjit.

“Kryeministri Kurti e njoftoi me politikat dhe masat mbështetëse të qeverisë për komunitetet joshumicë dhe grupet e margjinalizuara, ndër to mbështetja financiare për qendrat e mësimit dhe bursat për nxënës e studentë nga radhët e po këtyre komuniteteve, procesi i verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut me qëllim lehtësimin e qasjes në mundësi të punësimit, fondi i veçantë për grante për OJQ, fermerë e ndërmarrës të ri nga komunitete joshumicë, dhe masat e punësimit për 2000 banorë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit”, shkruhet në komunikatën për medie.

Ndër të tjerash, kryeministri Kurti e falënderoi zëvendës ndihmës Sekretaren Chulick për vizitën, takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës.

Derisa, zëvendëskryeministrja Rexhepi nënvizoi se Kosova është shtet multietnik dhe qeveria po angazhohet që të fuqizojë komunitetet joshumicë.