Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të Hovenier: Miqësia Kosovë-SHBA nuk është një miqësi e thjeshtë

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë sonte në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, që u mbajt në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, në adresimin e tij, Kurti u shpreh se në këto gati tre vjet sa ka shërbyer Hovenier si

dhjetor 20, 2024 - 07:00
 0  7
Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të Hovenier: Miqësia Kosovë-SHBA nuk është një miqësi e thjeshtë
kurti-mori-pjese-ne-pritjen-lamtumirese-te-hovenier:-miqesia-kosove-shba-nuk-eshte-nje-miqesi-e-thjeshte

kurti-mori-pjese-ne-pritjen-lamtumirese-te-hovenier:-miqesia-kosove-shba-nuk-eshte-nje-miqesi-e-thjeshte

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë sonte në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, që u mbajt në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, në adresimin e tij, Kurti u shpreh se në këto gati tre vjet sa ka shërbyer Hovenier si ambasador në Kosovë, marrëdhëniet e veçanta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur në një numër rrafshesh – nga rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe inteligjencës, te mbështetja për zgjerimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, e te vlerësimi i parë kreditor i Kosovës.

Në të gjitha këto fusha, por jo vetëm, kryeministri tha se puna dhe dedikimi i ambasadorit Hovenier kanë qenë qenësore në progresin tonë.

“Koha e juaj në Kosovë është definuar jo vetëm nga profesionalizmi dhe integriteti i juaj, por edhe nga humanizmi dhe mbështetja e juaj e palëkundur për popullin tonë”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë kryesor, një aleat i besueshëm dhe një mik i veçantë. Duke shtuar se miqësia jonë nuk është një miqësi e thjeshtë, njëdimesionale – por më tepër “3D” e bazuar në diplomacy (Diplomacy), zhvillim (Development) dhe mbrojtje (Defense).

Kryeministri ngrehu dolli për ambasadorin Hovenier, duke e quajtur atë një njeri të shquar, mik besnik të Kosovës dhe që do ketë gjithmonë vend në zemrat tona.

“Ambasador, dijeni që Kosova do jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ne do të jemi këtu për t’ju mirëpritur – si një mik i dashur i yni”, tha kryeministri.