Dorëzim – pranimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde “habitet” që zyrtarë të lartë të Qeverisë s’shkuan aty

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, është shprehur i habitur se si “asnjë përfaqësues i lartë i qeverisë”, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë solemne të dorëzim-pranimit të detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetues. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresë Caka-Nimani dje ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të zgjedhur Nexhmi Rexhepi. Rohde, ka uruar ish-kryetaren

dhjetor 20, 2024 - 07:00
 0  6
Dorëzim – pranimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde “habitet” që zyrtarë të lartë të Qeverisë s’shkuan aty
dorezim-–-pranimi-i-detyres-se-kreut-te-kushtetueses,-rohde-“habitet”-qe-zyrtare-te-larte-te-qeverise-s’shkuan-aty

dorezim-–-pranimi-i-detyres-se-kreut-te-kushtetueses,-rohde-“habitet”-qe-zyrtare-te-larte-te-qeverise-s’shkuan-aty

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, është shprehur i habitur se si “asnjë përfaqësues i lartë i qeverisë”, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë solemne të dorëzim-pranimit të detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetues.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresë Caka-Nimani dje ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të zgjedhur Nexhmi Rexhepi.

Rohde, ka uruar ish-kryetaren për përfundimin e mandatit duke vënë në pah rolin që ka Gjykata Kushtetuese në mbështetje të demokracisë.

“Urime znj. Caka-Nimani për përfundimin e mandatit të saj dhe z. Rexhepi për zgjedhjen e tij si kryetar i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese. Jam dakord me Aivo: Roli i Gjykatës Kushtetuese në mbështetjen e sundimi të ligjit dhe demokracisë është i domosdoshëm. E habitshme që asnjë qeveritar i lartë nuk mori pjesë në seancën solemne të djeshme për të vlerësuar punën e Gjykatës”, shkruan Rohde në “X”.