Kurti pas takimit me Scholz tha se po i pret “me padurim” diskutimet dhe rezultet nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit

Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Kurti shkroi se “ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses”. “Për një dekadë, ai ka luajtur një rol

tetor 14, 2024 - 12:00
 0  5
Kurti pas takimit me Scholz tha se po i pret “me padurim” diskutimet dhe rezultet nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit
kurti-pas-takimit-me-scholz-tha-se-po-i-pret-“me-padurim”-diskutimet-dhe-rezultet-nga-samiti-i-sotem-i-procesit-te-berlinit

kurti-pas-takimit-me-scholz-tha-se-po-i-pret-“me-padurim”-diskutimet-dhe-rezultet-nga-samiti-i-sotem-i-procesit-te-berlinit

Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti shkroi se “ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses”.

“Për një dekadë, ai ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 (gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor” së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së”, shkroi ai në “X”.

“Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, shkroi Kurti.

Scholz, në hapje të samitit të Procesit të Berlinit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u zotuar se do të punojë edhe personalisht me të dyja vendet.