Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sipas Qeverisë, në urim thuhet:“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin


Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas Qeverisë, në urim thuhet:“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë”.
Më tej, ai i ka uruar kryeministrit dhe popullit tonë lumturi dhe prosperitet.