Kurti shkon në veri, vendos gur themelin e një stacioni policor
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, ai ka vendosur gur themelin e një stacioni policor. Kurti, sipas “Kosovo-Online”, nuk ka folur para mediave pas përfundimit të kësaj ceremonie. Ndërkohë, kjo vizitë nuk ka qenë e […]
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit.
I shoqëruar nga ministrat, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, ai ka vendosur gur themelin e një stacioni policor.
Kurti, sipas “Kosovo-Online”, nuk ka folur para mediave pas përfundimit të kësaj ceremonie.
Ndërkohë, kjo vizitë nuk ka qenë e paralajmëruar në agjendën e kryeministrit për datën 10 shtator.