Kurti takohet me Sinanin: Vëmendja e mbështetja për Preshevën do të rritet e shtohet
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryetaren e ardhshme të Preshevës, Ardita Sinanin. Kurti tha e uroi Sinanin për fitoren bindëse, teksa tha se Sinanin e pret punë e rëndësishme në ndërtimin e një koalicioni të fortë për qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. “Krahas punës që po vazhdon në njësinë […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryetaren e ardhshme të Preshevës, Ardita Sinanin.
Kurti tha e uroi Sinanin për fitoren bindëse, teksa tha se Sinanin e pret punë e rëndësishme në ndërtimin e një koalicioni të fortë për qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve.
“Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë”, tha Kurti.
Më tej, Kurti tha se vëmendja dhe mbështetja për Preshevës që sipas tij nuk ka munguar gjatë qeverisjes së tij, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt, të cilin tha se do ta kenë.