Bislimi i pret bursistët e skemës që Qeveria e bashkëfinancoi me BE-në: Do të punojnë për së paku 3 vjet si nëpunës civilë

Bursistët që përfituan nga rundi i XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC), projektit të financuar nga fondet IPA të Bashkimit Europian dhe i bashkëfinancuar nga Qeveria, i ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendësambasadorja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova. “Sot u mbajt ceremonia e dhënies së […]

tetor 1, 2024 - 15:00
 0  11
Bislimi i pret bursistët e skemës që Qeveria e bashkëfinancoi me BE-në: Do të punojnë për së paku 3 vjet si nëpunës civilë
bislimi-i-pret-bursistet-e-skemes-qe-qeveria-e-bashkefinancoi-me-be-ne:-do-te-punojne-per-se-paku-3-vjet-si-nepunes-civile

bislimi-i-pret-bursistet-e-skemes-qe-qeveria-e-bashkefinancoi-me-be-ne:-do-te-punojne-per-se-paku-3-vjet-si-nepunes-civile

Bursistët që përfituan nga rundi i XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC), projektit të financuar nga fondet IPA të Bashkimit Europian dhe i bashkëfinancuar nga Qeveria, i ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendësambasadorja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

“Sot u mbajt ceremonia e dhënies së akt-emërimeve për bursistët e raundit të XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC), projekt i financuar me fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përzgjedhja e të cilëve është kryer përmes një procesi transparent dhe konkurrent, me synimin e tërheqjes së profesionistëve të rinj në administratën publike. Bursistët u mirëpritën nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e ku prezent ishte dhe zëvendësambasadorja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Bislimi iu uroi mirëseardhje bursistëve në kuadër të shërbimit civil të Republikës së Kosovës dhe shtoi se “Qeveria vijon ta përkrahë këtë program, i cili sjell kuadro në administratën publike dhe ofron mundësi për të rinjtë dhe të rejat, për rritjen e tyre profesionale dhe të eksperiencës”, siç njofton ZKM.

“Bursistët kanë kryer studimet themelore në fusha e sektorë të ndryshëm prioritar për Qeverinë, duke përfshirë drejtësinë, ekonominë, diplomacinë, administratën publike, mjedisin, energjinë dhe ndryshimet klimatike. Pas kryerjes së suksesshme të studimeve, ata tashmë kontribuojnë në institucionet e Republikës së Kosovës, ku do të punojnë për së paku 3 vite si nëpunës civilë në kuadër të administratës publike”, thuhet në njoftim.

“Kontributi i tyre shtrihet në Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet tutje në njoftim.