Kurtishaj: Nuk kemi ngritje të çmimeve, pse ky helm po derdhet drejt bregdetit shqiptar
Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se përveç Durrësit dhe Vlorës, ku ka pasur një rritje çmimesh, në Shëngjin dhe Velipojë çmimet kanë mbetur të njëjta si vitin e kaluar. Sipas Kurtishajt, disa individë po përhapin dezinformata për të dëmtuar imazhin e bregdetit shqiptar. “Çmimet e Shëngjinit dhe Velipojës janë […]
Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se përveç Durrësit dhe Vlorës, ku ka pasur një rritje çmimesh, në Shëngjin dhe Velipojë çmimet kanë mbetur të njëjta si vitin e kaluar.
Sipas Kurtishajt, disa individë po përhapin dezinformata për të dëmtuar imazhin e bregdetit shqiptar.
“Çmimet e Shëngjinit dhe Velipojës janë të njëjta me të vitit të kaluar. Them të drejtën, ne vërejtën tonë i kemi shpreh edhe për Durrësin dhe për Vlorën. Unë pikërisht një javë para se të shohim komunikimin e kryeministrit (Edi Rama), kam shprehur shqetësimin e tyre në disa media të Shqipërisë. Nuk kemi ngritje të çmimeve, nuk e di ka është ky helm që hedhet derdhet drejt bregdetit shqiptar. Ndodh duan ta shohin kështu, por realiteti është ndryshe, dhe jo Ruzhdia po as dikush tjetër, çka do lek që paguan nga agjencitë e huaja, që nuk dua të hyjë se eksitojnë dyshimet e bazuara që janë agjencitë e huaja ato që kanë ndikuar për fat të keq që ato të ngrisin çmimet dhe të japin… janë agjencitë të shërbimeve, që supozohet të kenë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ndonjë hotel. Dhe menjëherë janë vërsulur disa portale, duke e paraqitur Shqipërinë si një vend më të shtrenjtit në rajon”, ka thënë Kurtishaj ne Debat plus.