Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pavarësisht viteve në Kosovë, ende nuk ka një adresë partiake e cila përfaqëson identitet liberal politik. Ajo në DPT te Fidani, përmendi specifikisht vite nga karriera e saj, ndër to edhe PDK-në, për të cilën tha se ajo çdo gjë mund të jetë, […]
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pavarësisht viteve në Kosovë, ende nuk ka një adresë partiake e cila përfaqëson identitet liberal politik.
Ajo në DPT te Fidani, përmendi specifikisht vite nga karriera e saj, ndër to edhe PDK-në, për të cilën tha se ajo çdo gjë mund të jetë, por veç liberale jo, transmeton klankosova.tv.
”Edhe kryeministri Kurti, përkundër dallimet nuk janë vrejtë në opinion me ne, e kanë ditë që ne përfaqësojmë një identitet politik”.
”Edhe sot, nuk ke identitet të theksuar politik të partive në kuptimin liberal të fjalës. Ka qenë AKR-ja pjesë e së cilës kam qenë, mandej tash zyrtarisht tash në familjen europiane janë PDK-ja, po janë përfaqësues ose bartës së identitetit të PDK-së që tashmë dihen prej periudhës kur është formu kjo parti, që gjithçka munden me qenë veç liberalë jo, në kuptimin e prezantimit të vlerave liberale. Sepse munden me qenë konservativë, munden me qenë ndoshta të qendrës së majtë, por diçka liberal nuk i shoh”.
”Për mu është shumë e rëndësishme me ekzistu një adresë e partisë liberale e mirëfilltë në Kosovë. A kemi me mbrri si Alternativë me marrë identitetin e plotë, dhe me pasë shtrirje, unë tash e kuptoj se në këto katër vite, unë pak kam bo për identitetin liberal edhe të subjektit që përfaqësoj por edhe në përgjithësi për vlerat liberale”.